
Veprimtaria mjekuese e sistemit shëndetësor ndaj qytetareve të sëmure ushtrohet në tre rrethana.
Ndihme urgjente për shpëtimin jetës , e kryer kjo ekskluzivisht nga bluzat e bardha
Mjekim e shërim i sëmundjeve akute , i kryer po ashtu kryesisht nga personeli mjekësor
Mjekim i sëmundjeve kronike i kryer me se shumti ne kushte ambulatore ne shtëpitë e pacienteve nga ata vet sipas rekomandimeve te mjekeve te familjes dhe specialisteve
Për derisa barrën me te madhe te veprimtarisë dhe kostot e sistemit shëndetësor i krijojnë shërbimet ndaj te sëmurëve e kronik dhe qe 80 % e atyre qe paraqiten çdo dite për vizite mjekësorë ne qendrat ambulatore vuajnë prej kuptohet qe aftësisë dhe mënyra sesi pacientet me sëmundje kronike zbatojnë ne mënyre konkrete apo jo masat e rekomanduara përben faktorin kyç, me efikas dhe me ekonomik ne përballje me ato
Te pathënat e sistemeve shëndetësore
Për fat te keq shumica e sistemeve shëndetësore janë “medikalizuar” “Kane mbivlerësuar deri ne kult rolin e bluzave te bardha dhe te qendrave mjekësore ne përballje edhe me sëmundjet kronike dhe nënvleftësuar kështu rolin potencial te pacienteve dhe familjareve për vetë menaxhimin e sëmundjeve te tilla ne kushtet e shtëpisë dhe te jetës se përditshme.
Ndërkohe ne boten e qytetëruar po merr zbatim një koncept bashkëkohor i një karakteri sa shëndetësor aq dhe social për “demokratizimin e sistemeve shëndetësore” me ane te përfshirjes dhe kontributit aktiv e konkret në to, të vetë pacienteve e qytetareve ne formën e “Home care” dhe “self care “. Nuk behet fjale për zbehjen apo mënjanimin e rolit te personelit mjekësor, por për ta plotësuar dhe fuqizuar atë me burime njerëzore te reja Paciente dhe qytetaret përbejnë një armate potenciale gjigande e cila deri me sot qëndron ne pasivitet me shprese qe te ndihmohet për problemet shëndetësore nga kontingjenti aq i pakte ne numër i personelit mjekësor .
Sëmundja e Diabetit si model
Diabeti është një nder sëmundjet e brendshme kronike me tipike Ai nëse nuk mjekohet si duhet prek te gjitha organet e trupit dhe krijon dëme shëndetësore ekonomike e sociale te mëdha. Me gjithë progresin impresionues ne mjekimin e tij , është arritur vetëm qe ai te frenohet e te behet i padëmshëm por për fat te keq , ende jo ,qe te shërohet plotësisht .Vënia e sëmundjes se diabetit nen kontrollin e duhur është e mundur fal një sërë masash qe kemi ne dispozicion, mirëpo ato duhen kryer vazhdimisht pandërprerje si detyre e përditshme. Por a mund te kryet kjo duke i mbajtur ne spitale gjate gjithë jetës miliona te sëmure qe vuajnë prej tij? Prej këtej ka lindur nevoja e edukimit dhe aftësimit te pacienteve qe e vuajnë atë, për kryer ata vet apo edhe me ndihmën e familjareve, disa nga aktet qe e mbajnë sëmundjen nen fre , ne rrethanat e shtëpisë, punës e te jetës së përditshme të tyre
Në ketë kontekst Prof. DR Isuf Kalo një nga themeluesit e specialitetit et dialektologjisë tek ne ,dhe aso kohe shefi i tij krijoi qe ne vitin 1985 ne Spitalin Nr. 1 te Tiranës krijoi një njësi te posaçme te strukturuar për “edukimit terapeutik “ e te sëmurëve me diabet me synim aftësimin e tyre për te vet menaxhuar sëmundjen ( Self Care “)edhe pas daljes nga spitali ne kushtet e shtëpisë ( Home care ). Ne ketë linje u instalua ne pavianin atëhershme te diabetologjisë edhe një linje telefonike direkte me numër te dedikuar ne shërbim ekskluziv ndaj te pacienteve me diabet per t’ju përgjigjur lidhur me pyetjet apo problemet konkrete eventuale qe atyre mund t’ju lindnin
Shembull i mire edhe kundra pandeminë sotme ?
Pandemia e shkaktuar nga Coronavirusi i kapi sistemet shëndetësore në befasi . Në qasjen ndaj saj ata u gjeten të befasuar pa një strategji unike. Sistemet shëndetësore në botë, por edhe ato te vendeve te BE brenda të njëjtit union po reagojnë ne mënyre te ndryshme. Një nga qasjet që po zbatohet me shpesh eshtë vetizolimi i individëve ne shtëpi dhe distancimi social. Qëllimi është minimizimi i përhapjes ç’ka supozohet se do e bej me të vonuar dhe me te lehte përballimin e fazës se shpërthimit masiv .Qytetaret me dhe pa shenja të dyshimta janë vetëizoluar gjate dy javëve të fundit deri në një lajmërim të dytë. Një numër prej tyre janë te moshuar edhe vuajnë me diabet dhe një a disa sëmundje kronike se bashku Zhvillimet sidomos ne Itali po dëshmojnë që pikërisht ata janë edhe kontingjenti me vdekshmëri me te larte. Pjesa tjetër mbi 80 % e popullatës edhe po u prek nga virusi besohet se nuk përben rrezik madhor për vdekshmëri .
Në këto rrethana logjika e thotë se theksi duhet te vihet tek evitimi ose minimizimi i mortalitetit dhe jo patjetër i sëmundshmërisë. Arsyeja e vdekshmërisë me te larte nder te sëmuret kronike përfshi ata me diabet e sidomos tek ata me te moshuar besohet se është imuniteti me i ulet i te tyre ne përballje me virusin. Kjo thellohet me tej kur treguesit e kontrollit te diabetit apo dhe te sëmundjeve te tjera kronike shoqëruese çrregullohen . nen ndikimin e ankthit shokut e psikologjik ,kufizimit te aktiviteti fizik, mos respektimin e te ditës dhe mos adaptimit te mjekimit ne kushtet e vet izolimit
Pacientet e tillë te mësuar me tutelën mjekësorë ndjehen te vetëm si te braktisur e te pa mësuar te vetëveprojnë ne izolim. Një numër i madhe prej tyre vërejnë te çuditur e te alarmuar që shifrat e sheqerit ne gjak , te tensionit arterial, te kreatanines etj janë me te rritura, ndonëse po vazhdojnë mjekimi me te njëjtën skeme si me pare. Por ata kane humbur mundësinë te shkojnë ne poliklinike dhe as te kontaktojnë mjeket qe deri me tash i kane ndjekur ata.
Prof Dr Isuf Kalo dha shembullin duke u ofruar pacienteve te tillë me diabet te ngujuar numrat e tij privat te telefonit 068 208 99 11 – 0692062005 dhe 0672067453 per keshilla telefonike te personalizuara gjate kësaj periudhe jo te zakontë. Synimi është adaptimi i mjekimit te personalizuar sipas rrethanave shëndetësore dhe shtepiake te seicilit , si mas paraprake per forcimin e imunitetit ne organizmin e tyre e nëpërmjet kësaj evitimin ose minimizimin e vdekshmërisë tek te till individ .
Mbi 70 te sëmure me diabet te vetëizoluar qe e kane kontaktuar ne dy ditet e fundit prof Isuf Kalon kane mare udhëzime mjaft te vlefshme prej tij duke i shprehur njëkohësisht vlerësime maksimale dhe mirënjohje te thelle per aktin humanist te tij .
Thirrje
A mund te shpresohet qe edhe specialiste te tjere qofte dibaetolog qofte per semundje te tjera kronike ose mjek te familjes do te mund te ofrohen me te njejtin perkushtim ndaj te semureve dhe qytetarve qe ata gjate viteve kane ndihmuar por qe i kane syte dhe shpresat sot me shume se cdo here tek ata ?