Rritja e rasteve, ngarkesë e menjëhershme tek ‘’Shefqet Ndroqi’’, urgjencat e Tiranës...

Rritja e rasteve, ngarkesë e menjëhershme tek ‘’Shefqet Ndroqi’’, urgjencat e Tiranës referohen tek Infektivi

324
0

Rritja e rasteve me COVID-19 në Shqipëri ka sjellë edhe një ngarkesë të menjëhershme të spitaleve dedikuar trajtimit të pacientëve me virusi.

Gazetari Erion Skëndaj raporton për BalkanWeb se prej 4 ditësh, për shkak të rëndimit të situatës tek spitali ‘’Shefqet Ndroqi’’, urgjencat e Tiranës referohen tek Infektivi.

 

Brenda një sasie të shkurtër kohore, janë shtuarshtrimet, pasi më 15 janar ‘’Shefqet Ndroqi’’ kishte 90 të shtruar, kurse sot 200.

 

Ndërkohë në të 4 spitale COVID ka sot mbi 420 të shtruar.