Rritja e rasteve me Covid/ Ministria e Shëndetësisë merr vendimin e fundit:...

Rritja e rasteve me Covid/ Ministria e Shëndetësisë merr vendimin e fundit: Shtyhet afati për ndalimin e grumbullimeve deri më datën…

35
0

Shtyhet afati për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura dhe të mbyllura si pasojë e rritjeve të shifrave të infektimit me Covid-19.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka firmosur vendimin që kjo masa të zgjatet deri më 20 shtator.

Aktualisht në vendin tonë është në fuqi ora policore, e cila nis në orën 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, si dhe mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura.

 

VENDIMI:

“Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar

 

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID -2019, si edhe në zbatim të vendimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi i ri.

 

URDHËRO J: Në urdhrin nr.633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” , të ndryshuar, bëhet ndryshimi si

 

vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit , togfjalëshi “deri në datën 6.9.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 20. 9.2021”.

 

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare