Rriten prurjet në basenin e Drinit.

Rriten prurjet në basenin e Drinit.

313
0

Reshjet e shiut dhe borës që përfshinë vendin tonë në ditët e fundit kanë rritur prurjet në basenin e Drinit, ndërsa shkarkimet po kryhen vetëm nga një portë e hidrocentralit të Vaut të Dejës.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare bëri të ditur se po vijon punën për administrimin e plotave në ujëmbledhësit e HEC-eve në kaskadën e lumit Drin duke vijuar të mbajë në nivele minimale prej disa ditëve shkarkimet nga porta e HEC Vau i Dejës. “Prurjet totale janë 2250 m3/s. Shkarkimet nga porta e HEC-t të Vaut të Dejës vijojnë të jenë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës”, informoi KESH. Nivelet e liqenit të HEC-t të Fierzës është 289.94 m nga 296 m që është niveli maksimal, në HEC-n e Komanit niveli llogaritet 172.94 m nga 176 m që është niveli maksimal i liqenit, ndërsa në HEC-n e Vaut të Dejës niveli është 71.94 m nga 76 m që është niveli maksimal i liqenit.

KESH, thekson se po prodhon me kapacitete maksimale duke garantuar furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas.