Rrëzim spektakolar, Al Pacino bie në tapetin e kuq! 79-vjeçari e kalon...

Rrëzim spektakolar, Al Pacino bie në tapetin e kuq! 79-vjeçari e kalon me sportivitet (FOTOT)

236
0

MBRETËRI E BASHKUAR- Aktori irlandez, Al Pacino është përballur me një rënie në dysheme, gjatë pjesmarrjes së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, në eventin “BAFTA”. 79-vjeçari u ndihmua menjëherë nga e dashura e tij, Meital Dohan.

Aktori Al Pacino dhe e dashura e tij.

Por, Al Pacino e ka kaluar me mjaft sportivitet rrëzimin e tij në tapetin e kuq, duke buzëqeshur, ndërsa është ngritur nga skena e sikletshme.

Aktori Al Pacino dhe e dashura e tij.

Al u nominua për Aktorin Mbështetës më të Mirë për rolin e tij si shefi i krimit Jimmy Hoffa në “The Irishman”.

Aktori Al Pacino dhe e dashura e tij.

Mbrëmjen e djeshme u mbajt eventi i përvitshëm i ndarjes së çmimeve “Bafta’s”. Mes të pranishmëve ishin mjaft aktorë të njohur, të cilët u nominuan dhe fituan çmimet përkatëse në ceremoninë e realizuar në Britani. Filmi me në qendër Luftën e Parë Botërore “1917”, u nominua me plot gjashtë çmime.