Lajme

Rreziku nga gripi në këto ditë të ftohta, ISHP ka një apel për qytetarët: Një virus po qarkullon në Europë e Rajon, kujdes!

By vizional

January 06, 2020

Instituti i Shëndetit Publik vjen me një apel për qytetarët, në këto ditë të ftohta, ku si pasojë e temperaturave të ulta ka pasur shumë raste virozësh që janë paraqitur në spital. Sipas ekspertëve në Europë dhe Rajon po qarkullon virusi i A/H1, ndërsa këshillojnë qytetarët shqiptarë që të tregojnë kujdes me rutinën e përditshme për t’ju shmangur rrezikut nga gripi.

 

“Për #NjëDimërPaViruse

Sipas Institutit të Shëndetit Publik është evidentuar qarkullimi i gripit në vendin tonë. 👉Aktualisht qarkullon virusi A/H1 i cili gjithashtu qarkullon në gjithë shtetet e Europës dhe të rajonit.

📌Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik këshillojnë të bëni kujdes ndaj të ftohtit dhe të informoheni mbi këshillat ndaj gripit në faqet zyrtare të MSHMS dhe ISHP.

▪Si të veproni për të parandaluar dhe mbrojtur veten edhe të afërmit tuaj nga gripi?

– Lani duart

– Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme

– Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini

– Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz

– Ruani një temperaturë të qëndrueshme brenda banesave tuaja.

– Ajrosni vazhdimisht ambientet ku rrini.

🤧Kur jeni të sëmurë:

– Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen në ambiente të ftohta.

– Konsumoni ushqime të ngrohta

– Pini sa më shumë lëngje

– Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)

– Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun.

▶Janë rreth 11mijë raste në javë me infeksione respiratore. 👩🔬Sipas ekspertëve të ISHP situata është normale, e zakonshme dhe e pritshme për stinën.”, -thuhet në njoftimin e ISHP-së.