‘Të tmerrshin e Sukthit’ e shpoi plumbi tejpërtej, dëmtoi rëndë nofullën
Mësohet se gjendja e shoferit është e stabilizuar dhe aktualisht ai ndodhet në reaminacion.
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë nga spitali i Traumës, ku edhe ndodhet Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, të cilit iu bë atentat dy ditë më parë.
Mësohet se gjendja e shoferit është e stabilizuar dhe aktualisht ai ndodhet në reaminacion. Gjatë atentatit, ishte shoferi ai që i mori më shumë plumba, një në gjoks e një në shtyllën kurrizore.
Maloku, ish-efektiv policie në Krujë, u nis me emergjencë drejt Tiranës, pasi gjendja e tij ishte më e rëndë se e dy personave të tjerë të plagosur.