PULLA E KUQE

Rrëfimi+18/ Pas divorcit bëj seks me meshkuj të panjohur, por…

By Vizion

August 06, 2016

Divorci përjetohet në mënyra të ndryshme nga persona të ndryshëm, e ndonjëherë ndokush del jashtë kufijve.

Kjo i ka ndodhur edhe një 38-vjeçareje e cila pasi u nda nga bashkëshorti u “harbua” fare.

Ajo ka kërkuar ndihmë nga psikologia e “The Sun” për të sistemuar jetën e saj pasi tani i ka dalë jashtë kontrollit.

Letra e gruas:

“Kam nisur të bëj seks me meshkuj vetëm për një natë edhe pse e di që kjo nuk është aspak një sjellje e rregullt.

Kjo histori e seksit të rastësishëm ka nisur një vit më parë kur unë u ndava nga im shoq dhe tashmë më është bërë si mënyrë jetesës dhe nuk e ndaloj dot.

Unë kam kaluar një jetë të vështirë dhe shumë stresuese pasi burri më dhunonte vazhdimisht dhe ishte një abuzues i tmerrshëm me alkoolin.

Unë jam 38-vjeçe dhe kam një vajzë e cila tashmë është në një lidhje dhe më shumë rri me të dashurin sesa me mua.

Tani që unë ndihem më e lirë dhe më e qetë kam nisur të bëj seks me kë më del para…nuk e kam bërë kurrë më parë dhe as që kam menduar se do mund të arrija në këtë pikë.

Ky lloj raporti më bën të ndihem me e kërkuar dhe më e dëshiruar nga meshkujt dhe ndonjëherë më ndihmon të kem vetëbesim.

Edhe pse dua ta ndaloj këtë sjellje tani nuk mundem…”

Përgjigjja e psikologes:

“Mos e fajëso kaq shumë veten tënde. Të gjithë kapemi diku pasi dalim nga një lidhje e vështirë.

Por të bësh seks vetëm një për nate dhe të ndryshosh partnerët kaq shumë, të ndihmon vetëm për një moment të caktuar dhe më pas mund të pendohesh. Prandaj fillo të kërkosh për një raport stabël dhe nis një jetë të re”.