Rrëfimi për herë të parë i gruas së Pablo Eskobar: “Mu desh...

Rrëfimi për herë të parë i gruas së Pablo Eskobar: “Mu desh shumë kohë për ta falur”

827
0

E veja e narkotrafikantit Pablo Escobar flet për herë të parë pas 25 vitesh. Maria Isabel Santos, e njohur më përpara si Victoria Eugenia Henao, e veja e Pablo Escobarit tregon jetën e saj pranë narkotrafikantit dhe përndjekjet pas vdekjes së tij. Si u përball me 40 kartelet armike të burrit të saj, që kërkonin kokën e djalit të Eskobarit.

 

Çfarë e shpuri Pablo Eskobarin në shfrenim?

 

Mendoj se Pablo u largua nga kjo botë pa kuptuar çmendurinë që kishte bërë. Ai i filloi gjërat vetë, i mendoi të gjitha vetë dhe përfundoi i vetëm në ditët e fundit të jetës. E vetmja gjë që i mbeti në fund ishte vetëm familja e tij ose ideja se ai kishte një familje. Prandaj bëri dhe telefonatën e fundit. Ai vrau veten sepse duhej të zgjidhte. Ai e kuptoi se nëse ai nuk vriste veten, atëherë ne do të na vrisnin. Prandaj bëri lëvizjen e fundit.

 

Jeni e sigurt që ai vrau veten?

 

Po. Djali im ka bërë një investigim të gjatë, kur shkroi librin ‘Pablo Escobar, babai im’ dhe gjithçka është e konfirmuar. Ne e dinim që nga dita e parë që ai vrau veten.

 

Çfarë ndjen për të sot?

 

Ndej dhembshuri. Dhe gjithmonë kur kam mundësi të jem me fëmijët e mi dhe me nipin tim, të ndaj kohë dhe ta përqafoj, flas shpesh me të. I them sa keq që nuk munde të jetoje dot këtë dhe nuk munde të na shikoje. Shiko këtë nip të mrekullueshëm që nuk munde ta njihje. Ai humbi jetën e tij, duke mos ditur se çfarë kërkonte.

 

Po të ktheheshe pas në kohë do të zgjidhje sërish Pablon?

 

Po qe se ai do të ishte sërish i njëjti djalë që unë njoha, një qënie njerëzore shumë e dashur, po do të isha martuar. Por nëse do të ishte ai që u shndërua, jo nuk do të martohesha.

 

Po ta kishe tani përballë çfarë do i thoje?

 

Do i thoja të kërkonte falje për të gjitha që bëri, shumë falje Kolumbisë. Akoma në thellësinë e qënies time nuk e kuptoj dot si u bë gjithë kjo çmenduri. Unë Kolumbinë që doja shumë e humba përgjithmonë, nuk mund të kthehem më atje.

 

E ke falur Pablo Eskobarin?

 

Më kushtoi shumë, por e kam falur para pak kohësh. Më kushtoi mua si gruaja e tij që ta falja,  nuk mund të kërkoj shumë nga të tjerët. Shpresoj që kjo dhimbje të shuhet dhe të kemi një shoqëri të re.

 

Gratë e shumë narkotrafikantëve, së fundmi e Chapo Guzman tha që nuk dinte asgjë se çfarë bënte burri i saj dhe askush nuk e beson.

 

Ata veprojnë vetë, ne nuk dimë asgjë, ata me fuqinë e tyre të mbyllin gojën.

 

Çfarë do u thuash fëmijëve të tu?

 

Manuelës i kërkoj të falur për të gjithë dhimbjen që ka jetuar dhe se jam krenare për gruan që është sot.

 

Sebastianit i them se jam krenare për të, ai është mësuesi im. Është njeriu që mund të më mbështetë dhe të më mirëkuptojë dhe faleminderit për kujdesin që më dedikon.

 

Ndërsa të gjithë personave që më akuzojën ju them që bëra sa munda që prej fëmijërisë, rinisë sime, gjatë gjithë jetës sime. Jam një grua me vlera dhe forcë. Nëse nuk bëra më shumë me Pablon do të thotë se nuk munda. Kam përdorur mijëra mënyrë kundër tij por nuk munda, nuk më dëgjoi asnjerë.

 

Por vetes çfarë i thua?

 

Dua që të marr veten, të jem sërish grua dhe të ndaloj së ndërshkuari veten kaq shumë.

 

 

 

Çfarë ndjetë në momentin kur ju njoftuan se Pablo Escobari vdiq.? Ndjetë lehtësim, apo dhimbje? Qatë?

 

Unë po flisja me Pablon dy ose tre minuta para se ai të vdiste, kur ai më thotë fjalinë e fundit: Qetësohu e dashura ime, sepse gjithçka që po bëj, po e bëj për ju. Juve nuk do ju ndodhë asgjë, e kaluam më të vështirën. Do fillojmë një jetë të re.’ Ishte e dhimbshme, sepse ai ishte babai i fëmijëve të mi, ishte burri im, por dua të pranoj se ndjeva dhe paqe. Mendova se këtij populli i mbaroi dhimbja dhe ne do jetonim një jetë më të qetë. Pas dy- tre ditësh kuptova se unë nuk isha si gjithë vejushat e tjera. Nuk isha një e ve më shumë që varroste burrin e saj. Historia jonë nuk do të përfundonte atje. Gjithë bota ishte kundër nesh dhe armiqtë e tij na kërkonin. Atëherë kërkova sikur të kishim vdekur dhe ne. Filloi kalvari i ri i vujatjeve që edhe sot është duke na ndjekur.

 

Mendoni se kjo do përfundojë ndanjë ditë?

 

Nëse unë vdes me këtë ferr, të paktën fëmijët dhe nipi im të mund të jetojnë të qetë. Mendoj se kemi paguar një çmim të lartë duke qënë gruaja dhe fëmijët e tij.

 

Si një grua kaq fjalëpak që nuk i kërkonte dot  llogari burrit të saj, papritur është e aftë të përballet me 40 narkotrafikantë që kërkonin kokën e djalit të Eskobarit?

 

Nuk e di nga e gjeta guximin, por besoj se çdo nënë nëse do ishte  përballë faktit se do i vrisnin fëmijët është e aftë të shpikë shumë gjëra. Kur u përballa me ta ndjeja se do të humbja ndjenjat. Por fëmijët e mi më prisnin dhe ishin ende shumë të vegjël. Isha e gatshme të bëja gjithçka vetëm që atyre mos ju ndodhte asgjë.

 

Ti munde të negocioje jetën tënde dhe të vajzës ndërkohë që ata ishin të vendosur për të vrarë djalin, pasi i trembeshin faktit se do të ishte një rrezik dhe mund të ndiqte rrugën e të atit?

 

U thashë nëse jeta e djalit tim është e panegociueshme na vrisni të treve.

 

Erdhi mometi dhe unë me djalin duhet të dorëzoheshim para karteleve. Zoti ishte shumë i madh me Sebastianin. Ai sot ka patur guximin të kërkojë të falur për të gjitha horroret e babait të tij dhe po punon që kjo histori të mos përsëritet. Ai për mua sot është mësues i jetës time.  Shpesh fëmijët janë mësuesit tanë.

 

Pas gjithë këtij procesi, autoritetet ju ndryshojnë identitetin dhe ju dërgojnë në Argjentinë.

 

Përfaqësues të të drejtave të njeriut na ofruan mundësinë që të jetonim në Mozambik. Një vend që na dukej i pashpresë, pasi ndodhej në mes të luftës. Ishte si një bombë me sahat. Në atë kohë djali kërkonte që të vriste veten. ‘O na largo që këtej ose do vras veten, ose të kthehemi në Kolumbi që të na vrasin’.

 

Prandaj morra valixhet dhe u nisëm për në Buenos Aires, dhe kishim të drejtë qëndrimi 3 muaj. Dhe për ne që ishim mësuar të jetonim sot për nesër, tre muaj dukeshin një përjetësi.

 

Si ishte për ju ky fillim i ri?

 

Çdo natë uleshim rreth tavolinës për të treguar se çfarë do thoshim kur të na pyesnim. Pasi njerëzit pyesin gjatë gjithë kohës. Vajza ime kthehej çdo ditë nga shkolla duke qarë dhe pyeste pse nuk mund të përdorte emrin e saj të vërtetë.

 

I thoja që duhej të bënte durim, se i ndëruam identitetet pasi ishim një familje e pasur. Si mund t’i shpjegoja një vajze 9 vjeçare horroret që kishte bërë i ati…!

 

Kur e mësoi vajza juaj se kush ishte i babai i saj ?

 

Më grabitën në Buenos Aires dhe më kërcënonin se do zbulonin kush isha në të vërtetë. Pikërisht kështu e morri vesh. Pas kësaj kam ndjerë kritikat e vajzës time për njeriun që kisha zgjedhur të ndaja jetën.