Rrëfimi i gazetarit Sokol Balla: Kur unë dhe Muç Nano pamë në...

Rrëfimi i gazetarit Sokol Balla: Kur unë dhe Muç Nano pamë në ’94 ‘DRITAT E KUQE’ të Budapestit dhe u turrëm brenda…(HISTORIA E PATREGUAR)

519
0

Sokol Balla tregon publikisht historinë e qefit dhe harbimit në Budapest, në rrugën e “Dritave të Kuqe” me gazetarin Muç Nanon, në vitin 1994.

 

Janë nga ato histori që sado që tregohen tavolinave, kur mbeten të shkruara, tregon guxim, pse jo dhe aventurë. Por meqënëse Muçi, nxorri në shitje librin “Si e kam njohur…” referuar njerëzve influentë në jetën politike dhe kulturore në vend, Sokol Balla, në parathënien e librit ka shkruar për historinë sesi ai ka njohur Mustafa Nanon, ish-kryetarin e PD së Skraparit. Dhe një ndër ngjarjet e treguara, është ajo e vizitës së të dyve në vitin 1994 në Hungari.

 

Kujton Sokol Balla:

 

Natën e fundit, atëherë kur e kuptuam se kthimi ishte afër, të dy u cliruam nga gardhet e mosnjohjes, dhe ramë dakord t’I lëshoheshim qefit. Hoteli ynë, nuk e di pse për ç’trill të rastit, ishte në rrugët e ndezura nga dritat, alkoli dhe mëkati në Buda, një nga pjesët e kryeqytetit, ku kishim katër ditë që kalonim dhe mezi mbanim qafën të mos kthehej instiktivisht drejt të bukurës së munguar prej dekadash në trurin tonë. Por atë natë të fundit, Muçi u dorëzua. Afër një klubi nate, nga ku jo thellë derës shquheshin dy femra u kthye dhe më tha: “Futemi”. Kishte në zërin e Muçit një ton urdhërues, që imponohej nga mosha, por ndjeva edhe tingullin përgjërues të adoleshentit të përjetshëm Brenda tij, që thuajse lutej në formë pyetëse që mos ta lija vetëm në tundimin e tij mëkator dhe natyral. Unë isha 20 vjec. Ai ishte 35. Orët, alkoli, kërcimi dhe gjithcka ndodhi atje Brenda nuk mund të tregohet. Pashë aty Muçin tjetër, ndoshta të vërtetin, që përdorte dhunshëm dozat pafund të lirisë së ndrydhur prej dekadash në trurin e tij…