PULLA E KUQE

RRËFIMI/ “8 vjet pa bërë seks, e tradhtova burrin me të parin që më erdhi nga pas”

By admin

August 25, 2016

8 vjet martesë i kam kaluar me prindërit e burrit. Ai shkoi në Perëndim një muaj pasi ishim martuar. Në këto 8 vjet të vetmet herë që e shihja ishin dy javë gjatë festës së Vitit të Ri. Në atë kohë ai kishte pushim nga puna dhe vinte në Kosovë, ndërsa kohën tjetër jetonte atje. Në 8 vjet ai nuk ka qenë kurrë për mua dhe çdo gjë që ka ndodhur këto kohë e kam kaluar e vetme, çdo sëmundje, mërzi, konflikt me prindërit e tij, çdo gëzim dhe hidhërim.

Gjatë kohës që ai vinte në shtëpi nuk kishim as shumë mundësi për intimitet, pasi ishim me njerëz në shtëpi dhe ai duhet të qëndronte me prindër se kishte mall, thua se për mua nuk kishte mall. Imagjinojeni se sa rrallë ka qenë intimiteti ynë, saqë unë nuk kam arritur të mbetem shtatzënë dhe të kisha një fëmijë, të paktën, t’i përkushtohesha atij. I kam kërkuar gjithmonë që të më merrte me vete, por ai më thoshte se nuk e bënte dot, pasi prindërit e tij janë të vjetër dhe kanë nevojë për ndihmë në shtëpi. Gjithmonë më ka mbajtur me shpresën se edhe këtë vit do të qëndronte andej, sa të kursente edhe disa para më shumë dhe do të kthehej këtu, përgjithmonë.

E mbyllur në shtëpi me dy pleq Nuk kisha zgjidhje edhe pse jeta ime ishte e njëjtë me atë të vjehrrës sime, e cila është 72 vjeçe. Vitin që shkoi ka pasur probleme me punë dhe dokumente dhe as për Vit të Ri nuk erdhi. Kjo e rëndoi edhe më shumë gjendjen time, jo vetëm se kisha mall për të, por edhe sepse ndihesha si e braktisur. Imagjinoni: t’i kaloni vitet më të bukura të jetës e mbyllur në shtëpi me dy pleq. I thashë se do të aplikoja për vizë që të shkoja te ai, por më tha se nuk kisha ku të rrija atje, meqë ai rri në banesë me dy shokë. Unë nuk shkova dot, por as ai nuk erdhi, edhe pse kaloi një vit që nuk jemi takuar.

Unë jam 26 vjeçe dhe, më besoni, jam thuajse në depresion. Jam tmerrësisht e mërzitur dhe më duket vetja si një shërbëtore në shtëpinë e prindërve të tij. Për fatin tim të mirë bashkëshorti im pranoi që të kërkoja punë, të cilën edhe e gjeta, gjë të cilën më parë nuk ma ka lejuar. Tetë orë të ditës i kaloj në rrobaqepësinë ku punoj, por aty stresohem edhe më shumë kur shoh shoqet e mia që dalin, që kanë burrat në shtëpi, dikush ka fëmijë, ndërsa unë jam si qyqe e vetme me dy pleq në shtëpi, të cilët kanë nevojë vetëm për shërbim. Gjatë kësaj kohe, kur bëja rrugën për në shtëpi, shihja një burrë që më vinte nga pas dhe më ngacmonte. Nuk i kisha kthyer kurrë përgjigje, derisa një ditë më tha se nuk e meritoja jetën që bëja dhe se burri im ishte idiot që më linte mua vetëm. Të them të drejtën, nuk durova dot pa reaguar dhe u ktheva dhe e shikova në sy. Mendova që ai kishte të drejtë dhe i thashë se nuk ke ç’të bësh kur të qëllon fati i keq. Që nga ajo ditë ai më përshëndet çdo ditë dhe unë nisa t’ia ktheja përshëndetjen. Një ditë nuk e di çfarë më tha truri, por pas pune dola me të. Prindërit e burrit i lajmërova dhe u thashë se do të vonohesha në punë. Qëndrova gjatë me të dhe iu betova vetes se do të ishte e vetmja herë. U pendova më pas për atë që kisha bërë, por ishte e kotë: ajo që ndodhi nuk kthehej pas.

Tani e vuaj shumë atë që kam bërë edhe për faktin se durova 8 vjet pa burrë në shtëpi… Prindërit e burrit e kanë kuptuar që nuk jam mirë, por ata mendojnë se jam mërzitur për burrin tim dhe i thonë atij në telefon që të vijë sa më shpejt. Mua më tmerron kthimi i tij, pasi kam frikë se ai mund ta kuptojë atë që kam bërë, apo ta marr vesh në ndonjë mënyrë tjetër.