Rrëfimi/ 36-vjeçarja angleze e infektuar çudit me historinë e saj: Koronavirusi më shpëtoi jetën

 

Koronavirusi sot shihet si një ndër viruset që po “shfaros”  njerëzimin pasi prej 4 mujsh e gjithë bota po përballet fuqishëm me të, por pa sukses. Deri më tani në rang global kanë vdekur mbi 200 mijë njerëz, ndërsa duket se mes kësaj kohe “lufte” ka edhe histori të pazakonta herë  herë edhe të pabesueshme. Një 36-vjeçare, Angela Schlegel e cila u shtrua në spital për 11 ditë pasi u infektua nga Covid-19, në spital mjekët gjatë trajtimit për virusin i zbuluan se ajo kishte një problem serioz në zemër. Dhe ishte pikërisht trajtimin në kujdesin intensiv që mjekët arritën të dallonin se gruaja kishte edhe problem me zemrën, gjë që nuk e kishte ditur më herët. “Më thanë se zemra ime nuk funksiononte ashtu siç duhet. Virusi korona më shpëtoi jetën në terma afatgjatë, por në terma afatshkurtër për pak sa nuk më vrau.”- ka shpjeguar ajo. Sipas mjekëve është mësuar se problemi që Schlegel ka në zemër mund të dëmtojë disa sisteme organesh në trup duke përfshirë edhe disa pjesë të zemrës mushkërive dhe sistemit nervor. Ndër të tjera Angela tregoi se ka shkuar shpesh në spital për probleme me astmën për dy vite, por nuk kishte asnjë lloj ideje se problemin e kishte pasur në zemër.  “Nëse problemi në zemër nuk do të ishte zbuluar, unë thjesht mund të kisha vdekur,”- përfundoi ajo.

 

Burimi: BBC

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *