PULLA E KUQE

Rrëfimi +18/Bëra seks me kolegun, por ai.…

By admin

August 22, 2016

Një vajzë 20 vjeçare i ka shkruar një letër britanikes ‘The Sun’, ku ka treguar se ka bërë seks një natë me një koleg të punës, por ai ka të dashur

E dashur Deidre:

Kam pasur seks të nxehtë me një djalë që punoj me të. Unë jam një vajzë 20 vjeçe. Kolegët e mi janë të gjithë djem e vajza të moshës sime, dhe ne qeshim shumë bashkë.

Lidhja ime e fundit përfundoi gjashtë muaj më parë. Tani është një djalë që më pëlqen me të vërtetë. Ai është 20 vjec dhe ne çdo ditë dalim bashkë për drekë.

Ne gjithmonë bëjmë shaka, por unë kam mbajtur distancë pasi e di që ai ka të dashur. Ne vendosëm që të dalim një të premte për të pirë dhe për të bërë qejf.

Fillimisht shkuam në bowling dhe më pas kur ishim në një rrugicë të vogël, dikush sugjeroi që të blinim birra dhe të shkonim për shëtitje afër lumit. Ne morëm birra dhe po flisnim, po shëtisnim pranë lumit dhe po shikonim yjet. Unë përfundova afër këtij djali.

Pastaj ne shkuam në shtëpinë që ai e ndante me disa djem të tjerë. Të tjerët filluan të bien në gjumë dhe ai më pyeti nëse mund ta ndihmoja të pastroj. Ne shkuam në kuzhinë dhe për një sekondë ne po putheshim. Ne shkuam në dhomën e tij të gjumit dhe bëmë seks. Ne të dy kishim pirë shumë por e dinim se çfarë po bënim.

Mua më pëlqen vërtetë ai dhe nëse do të ishte ai beqar, unë do të isha e dashura e tij, nëse ai do të më pyeste. Ai është me pushime dhe jam e hutuar se si të sillem me të kur të kthehet ai.

Ndihem fajtore, por shpresoj se gjërat nuk do të shkojnë keq në punë. Unë kurrë nuk kam pasur në të kaluarën vetëm një natë me dikë dhe e urrej që ai të mendojë se jam e lehtë.

Përgjigja e psikologes:

Ai djalë është tradhtar dhe ai duhet të ndihet fajtor dhe jo ti, por më mirë që është me pushime, pasi ti ke mundësi që t’i vendosësh ndjenjat nën kontroll.

Ty të tërheq ai dhe pasi keni pirë, ti ke harruar krejtësisht për të dashurën e tij.

Bëhu e sigurtë me veten se nuk do të biesh përsëri. Kur të kthehet, tregoi se të pëlqen, por që nuk do të bësh seks me të më, derisa ai ka një të dashur.

Nëse ai thotë se dëshiron që të flejë sërish me ty, thuaji se kjo do të ndodh vetëm nëse është beqar.

Ai e ka tradhtuar të dashurën, kështu që si do t’i besosh ti?  Nëse ai thotë se dëshiron të qëndrojë me të dashurën e tij, thuaji se mund të jeni kolegë dhe miq dhe shiko për dikë që është i lirë të jetë me ty.

Kujdesu se çfarë pi herën tjetër, sidomos kur je me të.