Rrahu nusen e vëllait, arrestohet 45-vjeçares. Motra e saj i nxjerr armën...

Rrahu nusen e vëllait, arrestohet 45-vjeçares. Motra e saj i nxjerr armën kunatës dhe…

448
0

 

Një sherr mes femrave të një familje,  ka bërë të mundur arrestimin  e një 45-vjeçare në Dibër.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet Sh.D., akuzohet se për motive të dobëta ka rrahur kunatën e saj, shtetasen me inicialet A.D., 28 vjeçe, (nusen e vëllait), konflikt në të cilin është përfshirë edhe motra e saj.

Ndërkohë ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe. Të njëjtat burime sqarojnë se po procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasja me inicialet Z.M., 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D). Kjo e fundit ka kanosur me armë gjahu, pa fishek kunatën e sa, ndërkohë që në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.

 

Mësohet se arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.