Policia e Peqinit ka arrestuar një person, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një mjeku për shkak të detyrës.
Blutë raportojnë se kanë vënë në pranga shtetasin me iniciale A.K., 32-vjeç.
Ky person, në gjendje të dehur, ka goditur mjekun Y.T. në spitalin e Peqinit.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 32 vjeç, banues në Peqin.
Ky shtetas ka shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ka goditur për shkak të detyrës mjekun Y. T.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.