Rrahën prindërit, arrestohen 2 të rinj

Rrahën prindërit, arrestohen 2 të rinj

402
0

Ilustruese

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj. Të arrestuarit akuzohen për dhunë ndaj prindërve të tyre.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë dy shtetasit me iniciale, A.Xh,32-vjeç dhe K.C,25-vjeç,të dy banues në Berat.

Shtetasit e sipërpërmendur janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi kanë ushtruar dhunë ndaj prindërve të tyre.

Konkretisht shtetasi A.Xh ushtronte dhunë fizike sistematike ndaj nënës së tij M.Xh,60-vjeçe dhe K.C ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij,F.C,47-vjeç.

Ndaj 2 prindërve të dhunuar janë lëshuar edhe “Urdhëra Mbrojtjeje” nga Gjykata e Beratit.