“Roza, ngjyra ime e dashurisë së përjetshme”, Olta Boka tregon barkun rrumbullak...

“Roza, ngjyra ime e dashurisë së përjetshme”, Olta Boka tregon barkun rrumbullak dhe zbulon gjininë e bebit

462
0

Këngëtarja Olta Boka është në pritje të ëmbël… Pavarësisht se prej kohësh qarkullon lajmi se Olta është shtatzënë, vetëm ditën e djeshme këngëtarja simpatike vendosi ta bënte publike. Ajo ka postuar një foto mjaft të ëmbël me barkun e rrumbullakosur, duke zbuluar kështu edhe gjininë e bebit.

Këngëtarja ka veshur një fustan rozë dhe jo më kot ka zgjedhur ngjyrën rozë, për të cilën thotë se është ngjrya e saj prej 9 muajsh:

foto galeri

“Prej 9 muajsh, une shoh vetem me sy te ngjyruar roze . Prej 9 muajsh, roza eshte ngjyra ime e dashurise se perjetshme”. Pra Olta është në muajin e 9 dhe në pritje të një vajze me partnerin e saj, djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj, Ivin, me të cilin është prej vitesh në një marrëdhënie dashurie.