
Çifti Stine dhe Roza ka qenë më i komentuari në showbizin shqiptar, kjo sepse ata edhe pse i dhanë fund lidhjes së tyre, mbajtën një miqësi mjaft të afërt. Së fundmi ajo ka ftuar ish-partneren e Stines në emisionin e saj “Why Not” dhe pas saj ka ftuar edhe vetë Stinen. Mbrëmjen e djeshme Ermal Mamaqi e pyet: “A ftohet ish-i në emision dhe mbi të gjitha a vazhdon të jetë ish-i se kemi dëgjuar lart e poshtë që nuk është më ish-i”, e pyeti Ermali. “Shih, shih, trego tani se nuk e dija këtë unë”, i tha Rita të bijës. “Unë dhe Stine kemi kuptuar që ne të dy bëjmë shumë zhurmë në botën e showbizit kështu që ne e shfrytëzojmë. Stine është artist, ka familjen e tij, ka vajzë, unë gjithashtu kam jetën time. Jemi miq shumë të mirë, e repektojmë shumë njëri-tjetrin”, u shpreh Roza.