TIRANË– Moderatorja Roza Lati ka ndezur sërish zjarrin mes saj dhe këngëtares Enca Haxhia. Teksa një natë më parë kishte të ftuar Edona Gashin, përfaqësuesen e “OnRecords”, Roza e quajti Encën mbretëreshën e Instagramit në Arabinë Saudite, duke nënkuptuar kështu se ndjekësit e saj në rrjetet sociale janë vetëm arabë dhe jo realë.
Teksa po flisnin për këngëtaren Rina Balaj, dhe Gashi po shpjegonte largimin e reperes nga kompania, Roza hodhi ‘kunjën’.
“Çka ka thënë Rina për këtë mbretëreshën e Instagramit në Arabi Saudite,”- tha Roza duke iu referuar Encës. Të gjithë tashmë janë në dijeni të sherrit që një vit më parë shpërtheu mes këngëtares Enca Haxhia dhe moderatores Roza Lati. Kur kjo e fundit kishte të ftuar në studion modelen Trejsi Sejdini dhe kjo e fudnit tha se Encën nuk e ngre askush në ‘krik’., Roza qeshi. Kjo qeshje mori një përgjigje nga ana e këngëtares duke shkëputur çdo lidhje që kishte me Rozën. Duy vajzat mesa duket nuk flasin ende me njëra-tjetrën.