Ronela i jep fund dilemave, konfirmon lidhjen me Young Zerkën

Ronela i jep fund dilemave, konfirmon lidhjen me Young Zerkën

329
0

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë një ndër çiftet që lidhjen e tyre e kanë mbajtur larg syrit mediatik. Ndonëse ata e kanë mohuar gjithmonë lidhjen, paparacët nuk kanë ngurruar t’i kapin në praninë e njëri-tjetrit. Së fundmi, Zerka krijoi kontradikta me dy deklarata të bëra, kur tha se e kishte gjetur shpirtin binjak dhe më pas u shpreh se Ronelën e kishte thjesht shoqe.

E ftuar së fundmi në emisionin e Luana Vjollcës, këngëtarja ka konfirmuar lidhjen gjatë lojës “Ndaje ose haje”. Ronela u pyet se çfarë është Zerka për të dhe ajo pa u menduar aspak u përgjigj ‘Shpirt binjak’ duke mos lënë më vend për dyshime.