Ronela Hajati tregon se si përfundoi në polici për një klip

Ronela Hajati tregon se si përfundoi në polici për një klip

319
0

Këngëtarja Ronela Hajati ka treguar së fundmi se si një xhirim klipi i është kthyer dikur në një telash të madh.

E ftuar në emisionin “Soiree”, Ronela rrëfeu se veshja e figurantëve të videoklipit të këngës “A don si kjo”, është bërë shkak që të përfundonte në vitin 2015 një komisariat policie për gati 5 orë.

“Më thonin: Kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu? Dhe unë tallesha, sepse nuk po e merrja seriozisht. Ju thoja “Bin Laden” dhe ata e shkruanin. Më pas u sqarua që ishte vetëm një klip. Edhe ata e panë që ishin kamerat, por ishin proçedurat e tilla. Plus pastaj, si qytetare e ndershme që jam, shkova dhe u vetëdorëzova vetë, pasi e pashë që po më shante një Shqipëri e tërë”-tregoi më tej Ronela Hajati.