Peshëngritësja e njohur shqiptare Romela Begaj, është përballur me probleme të mëdha në karrierën e saj, teksa rezultoi pozitive në testin e dopingut për herë të dytë.
Në një prononcim të dhënë së fundmi, Begaj u shpreh se asgjë nuk ishte e vërtetë, duke u shprehur se gjithçka ndodhi për shkak se jemi shtet i vogël. Gjithashtu ajo u shpreh se nuk mori asnjë ndihmë nga shteti i saj, duke shtuar se harxhoi 70 mijë euro në gjyqe për të kërkuar të drejtën e saj.
“Më vjen shumë keq që e them, por është fatkeqësi që kam lindur në një shtet të vogël dhe pa mbrojtje. Jam krenare që jam shqiptare, por ato dieta ushqimore që jepnin është një skandal i vërtetë. Nuk kisha asnjë përkrahje e pse janë shumë medalje që kam sjell në Shqipëri. Puna e dënimit është një çështje e thellë pasi mirë herën e parë, po e dyta?TY
Jam betuar në kuran dhe për flamur që jam e pastër e do të vazhdoj ta them gjithmonë. Nga shteti më kanë thënë shumë herë që do të më ndihmojnë, por asgjë nuk ka qenë e vërtetë.
Unë të them të drejtën do të vazhdoj edhe pse kam harxhuar rreth 70 mijë euro nga kursimet e mia nëpër gjyqe, ndryshe nga politikanët tanë që kanë vila e shumë pasuri. Nuk do ta mbyll karrierën dhe do të vazhdoj dhe do të ngre sërish flamurin edhe pse shteti im më la në rrugë dhe nuk më ndihmoj”, u shpreh Begaj për “Supersport”.