Lajme

Roli i psikologëve në trajtimin e fëmijëve dhe të rriturve me autizëm

By vizional

March 27, 2020

Psikologjia është studim i mendjes së njeriut. Kjo shkencë shoqërore i ka kontribuuar të kuptuarit dhe shërimit të autizmit

Ekzistojnë një sërë mënyrash me të cilat psikologët munden edhe kanë rolin që t’u ndihmojnë fëmijëve dhe të rriturve me autizëm, transmeton Telegrafi.

Psikoterapia, terapia kognitive dhe terapia e bisedimit janë ndërtuar rreth përdorimit të fjalëve të folura. Për njerëzit verbalë në spektër, psikoterapia mund të jetë mjet shumë i dobishëm për menaxhimin e simptomave siç janë anksioziteti ose detyrimi.

Gjithashtu mund t’u ndihmojë personave me autizëm që të kuptojnë më mirë sa i perceptojnë të tjerët veprimet dhe reagimet e tyre.

Analiza e sjelljes së aplikuar është formë e sjelljes e cila bazohet në psikologjinë tradicionale. ABA shpesh përdoret për shërimin e personave me autizëm. Mirëpo, ABA nuk është terapi e bisedimeve; ajo është proces i strukturuar me kujdes në të cilin individi studion shkathtësitë duke shfrytëzuar shpërblimet në mënyrë që të vërtetojë përgjigjet e sakta apo aksionet e dëshiruara.

Psikologjia zhvillimore është degë e psikologjisë e cila merret me zhvillimin e fëmijës dhe hulumton zhvillimin tipik dhe atipik, çështjet mbi natyrën përkundër kultivimit dhe temave të ngjashme.

Psikologjia zhvillimore është bazë për disa tretmanë të njohur për autizëm, duke përfshirë SCERTS, Floortime dhe Intervention Development Intervention (RDI).

Disa fusha të tjera të psikologjisë të cilat janë shpesh të dobishme për njerëzit nga spektri dhe familjet e tyre:

▪ Terapia e dramës-kreativitetit

▪ Terapia e lojës

▪ Shkolla/psikologjia arsimore

▪ Psikologjia familjare.

Çfarë bën psikologu për personat me autizëm?

Psikologët e zhvillimit dhe psikologët e fëmijëve punojnë me fëmijët se si t’u ndihmojnë dhe t’i angazhojnë me të tjerët nëpërmjet lojës dhe ua mësojnë shkathtësitë siç janë kujdesi i përbashkët (bëj diçka me, jo afër dikujt tjetër).

Ata gjithashtu mund të punojnë me prindërit dhe arsimtarët në mënyrë që të zhvillojnë strategjitë për suksesin shkollor.

Psikologët punojnë me fëmijët dhe të rriturit me autizëm në mënyrë që t’i trajtojnë problemet siç janë anksioziteti social, depresioni dhe sjellja këmbëngulëse (njëherësh të bësh apo të flasësh të njëjtat gjëra).

Psikologët gjithashtu punojnë me individët në spektrin e autizimit në mënyrë që t’u ndihmojnë në menaxhimin e stimulimeve vetjake, interaksioneve shoqërore, kuptimin e shenjave shoqërore dhe menaxhimin e raporteve shkollore dhe të punës.

Psikologët e sjelljeve janë në kërkim të madh brenda autizmit. Ata mund të vlerësojnë sjelljen autike në mënyrë që më mirë ta kuptojnë kuptimin e tyre dhe qëllimin, zhvillojnë programe të sjelljeve (ABA) në mënyrë që të mësojnë spektrin e gjerë të shkathtësive ose t’u ndihmojnë familjeve që të menaxhojnë agresivitetin dhe sjelljet e tjera problematike në shtëpi