Zgjedhjet lokale për asambletë e komunave që u mbajtën këto ditë në Livonia, një shqiptar, Robert Gjonaj u zgjodh asamblist në Asamblenë e qytetit Livonia.
Shqiptarët në Michigan duhet të jenë krenar me këtë arritje, duke qenë se tashmë kanë asamblist në asamblenë e qytetit Livonia.
Arritjet e shqiptarëve në Michigan janë të mëdha dhe ky sukses i z. Gjonaj është në vazhdën e sukseseve të shqiptarëve, jo vetëm në biznes dhe fushat tjera, por edhe në jetën politike, politikën lokale ku zëri i qytetarit ka përfaqësim të denjë nga personalitetet si z. Gjonaj.
Përndryshe Robert Gjonaj ka shërbyer në forcat e armatosura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Irak, Iran dhe gjetiu në lindjen e mesme.
Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata Jehona e Malësisë.
Ata me këtë rast ka shkruar në facebook:
Robert Gjonaj fiton zgjedhjet e përgjithshme për asamblenë e qytetit Livonia Michigan!