Rita Ora mban premtimin, i ndërton banesës familjes së prekur nga tërmeti...

Rita Ora mban premtimin, i ndërton banesës familjes së prekur nga tërmeti i 26 nëntorit

322
0

Premtimi Rita Orës për të ndërtuar banesën e një prej familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit është mbajtur.

Familja Sala nga Tirana tani ka një shtëpi të re ku mund të jetojë, pasi banesa e tyre u shemb gjatë lëkundjeve të forta të tërmetit që u mori jetën 51 personave dhe shkaktoi dëme të mëdha.

familja

Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili vizitoi familjen Sala në banesën e tyre të re.

 

Veliaj falënderoi këngëtaren shqiptare për ndihmën e dhënë duke e quajtur “goca jonë”.

 

“Në shtëpinë e re të familjes Sala🏡, e rindërtuar nga goca jonë @RitaOra, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.🏚 Faleminderit nga ❤ Rita!”- shkroi ai.

 

erion veliaj

 

Rita menjëherë iu përgjigj thirrjes për ndihmë ndërsa bashkëatdhetarët e saj ndodheshin në momente të vështira.

Rita-Ora

Pas tërmetit ajo shkroi në Instagram: “Familja e parë që kam zgjedhur është familja Sala, dhe të njëjtën gjë si për to, do e bëjmë për çdo familje që ka nevojë për ndihmë.”