Rita Ora drejt altarit, pritet të martohet me regjisorin 46-vjeçar: Do të...

Rita Ora drejt altarit, pritet të martohet me regjisorin 46-vjeçar: Do të jem burri i saj i parë dhe i fundit

434
0

Rita Ora dhe i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi, tashmë po planifikojnë martesën – sipas një raportimi të bërë së fundmi.

Çifti filluan të takohen me njëri-tjetrin në mars të këtij viti në Australi dhe tani po jetojnë në Los Angeles së bashku, me lidhjen e tyre që veçse po shkon të forcohet çdo ditë e më shumë.

Sipas New Idea, burimi theksoi: “Taika e quan Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe thotë se si do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit”.

“Të gjithë rreth tyre e nënvlerësojnë atë si tallje flirtuese, por Rita padyshim që shpreson se ai është me të vërtetë”.

Këngëtarja shqiptare thuhet se ka bërë shaka me miqtë se do të martohen në një ceremoni së shpejti, para se të bëjnë një festë të madhe më vonë.

Taika ishte i martuar më parë me producenten Chelsea Winstanley, por u ndanë në vitin 2018, derisa Ora nuk ka qenë asnjëherë e martuar.

Javën e kaluar, 30 vjeçarja u argëtua mjaft shumë me të dashurin për ditëlindjen e tij të 46-të në një ndejë në shtëpinë e tij në Los Angeles.

“Ndihet pak sikur ka disa kujtime të këqija në Londër dhe ajo është e lumtur të fillojë përsëri në Los Angeles, ku ka shumë mundësi të reja”.

 

“I dashuri i saj Taika është gjithashtu në Los Angeles, që kur ajo ka qenë atje duke punuar dhe kanë kaluar shumë kohë së bashku”.

 

“Natyrisht ajo ende ka shumë miq dhe familje në Mbretërinë e Bashkuar, por realisht nuk do të kalojë aq shumë kohë në Londër”.