Rita Ora: Bashkë me Erion Veliaj kemi vendosur të rindërtojmë një shtëpi...

Rita Ora: Bashkë me Erion Veliaj kemi vendosur të rindërtojmë një shtëpi në Zall Herr

311
0

Këngëtarja me famë Botërore Rita Ora i është përgjigjur apelit të kryebashkiakut Veliaj duke marrë përsipër rindërtimin nga e para të një banese të dëmtuar nga tërmeti në Zall-Herr. “Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri! Ditëlindjen time dhe ditët e fundit i kam kaluar duke menduar se cila është gjëja e duhur që duhet të bej. Së bashku me Erion Veliajn, zgjodhëm një familje për të sponsorizuar rindërtimin e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti që ka prekur Shqipërinë. Erioni është një udhëheqës i vërtetë dhe e respektoj vërtet sugjerimin e tij për të udhëhequr me shembull”, thekson Rita Ora. Teksa vlerëson kryebashkiakun Veliaj për lidershipin e treguar në këto momente, Rita Ora I ka bërë thirrje të gjithë fansave të saj që të kontribuojnë me fonde në linkun e qeverisë për dhurime. “Propozoj qe kush të mundet, të gjeje një familje ose një mënyrë për të dhuruar e ndihmuar në rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe. Familja e parë që kam zgjedhur është familja Sala dhe ne do ta ndjekim procesin ne vijim sepse ka kaq shumë familje që kanë nevojë për të njëjtën ndihmë – ju lutemi klikoni linkun në blogun tim për të bërë të njëjtën gjë – lutjet e mia shkojnë për këdo që është prekur. Me shume dashuri, Rita”, shkruan Rita Ora.