Florian Ristani, ish-trajneri i portierëve te Partizani, ka postuar një foto me ish –trajnerin e të kuqve Skënder Gega.
Shoqëruar me foton, Ristani ka shkruar: “Se çfarë halli ka ky hajde e merre vesh”. Ka qenë Ledio Pano ai që ka komentuar në këtë foto.
“Mirë ti, po ky tjetri që është vesh me blu, mos ka ardhuu të marrë Tiranën se ja hoqa vizën”, shkruan Ledjo Pano.
Duke parë se Tirana nuk po kalon momente jo të mira, ish-lojtari i Partizanit ka “frikën” se mos Skënder Gega merr drejtimin e bardhebluve, diçka shumë e vështirë të ndodhë.