Rikthimi i vizave, Bushati: Gjinkallat e 25 qershorit po i kalojnë ethet...

Rikthimi i vizave, Bushati: Gjinkallat e 25 qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma

380
0

Ministri i Punëve të Jashtëme, Ditmir Bushati ka reaguar në ‘Facebook’ pas propozimit të Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, pasi sipas saj janë rritur grupet kriminale shqiptare dhe kërkesat për azil. Bushati ironizon opozitën dhe zërat që kanë komentuar këtë çështje, duke u shprehur se gjinkallat e dëshpëruara të 25 qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma. “Gjinkallat e dëshpëruara të 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave! Shërim të shpejtë”- shkruan Bushati në ‘Facebook’.