Rikthehet Top Show Magazine, kush janë opinionistët në krah të Albanit

Rikthehet Top Show Magazine, kush janë opinionistët në krah të Albanit

582
0

Sezoni i ri në Top Channel do të rikthejë së shpejti edhe Top Magazine, një ndër formatet argëtuese të së premteve mbrëma, i cili në çdo fillim sezoni është lakuar për emrat e opinionistëve. Pas zhurmës që bënë disa emra sezonin e kaluar, Albana Osmani dhe Ervin Kurti ishin ata që e mbyllën me sukses shoqërimin e Alban Dudushit dhe janë po ata që do të rinisin edhe këtë sezon të ri televiziv.Zërat nëse do të jenë apo jo po të njëjtët opinionistë i ka mbyllur Ervini me një postim të tij të fundit. Në një foto me Albanin dhe Albanën, Ervini shkruan se edhe për sezonin e ri, ata të tre do të vijojnë bashkëdrejtimin në Top Magazine