Rikthehet Pochetino Më pëlqen Premier League, por…

Rikthehet Pochetino Më pëlqen Premier League, por…

422
0

Që prej nëntorit të kaluar, Mauricio Pochetino është i papunë. Trajneri argjentinas u shkarkua nga drejtimi i Tottenham, për shkak të rezultateve. Megjithatë dëshira e tij është të drejtojë sërish një skuadër në kampionatin anglez, por gjithsesi Pochettino nuk e përjashton faktin se mund të drejtojë një skuadër në një kampionat tjetër të rëndësishëm.

Sëfundmi emri i tij është lidhur me një transferim te Juventusi ose Barcelona.

“Nuk e kam humbur kurrë dëshirën për t’u rikthyer në stol. Një ditë pas përfundimit të një përvoje, menjëherë dëshiron ta gjesh veten përpara një futbollisti për t’u rinisur sërish. Duket sikur ne trajnerët jemi gjithmonë në kërkim të një projekti, por nuk është kështu. Ne duam të gjejmë një klub ku idetë e presidentit të shkojnë hap pas hapi te suksesi dhe fitorja.

Kur të më vijë një ofertë e tillë, do e pranoj direkt. Premier League ka avantazhe të mëdha në aspektin komercial, por edhe Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 janë kampionate të fuqishme dhe të rëndësishme. Karakteristikat e mia përshtaten shumë mirë me Premier League, por jam i hapur për sfida të reja. Diçka e tillë vetëm sa të përmirëson dhe të rrit si trajner“, deklaroi Pochettino.