Rikthehet paqja mes Encës dhe Noizyt? Këngëtarja befason me postimin e saj

Rikthehet paqja mes Encës dhe Noizyt? Këngëtarja befason me postimin e saj

375
0

Dy këngëtarët shumë të dashur Enca dhe Noizy rezultojnë ndër më të klikuarit në rrjetet sociale dhe Youtube.

Kohët e fundit u përfol shumë për sherrin publik që degjeneroi në sharje e fyerje në rrjetet sociale.

Por mesa duket dyshja tashmë po i rikthehet paqes.

‘Bow Down’ është një nga bashkëpunimet më të suksesshme të showbiz-it shqiptar, i cili gjatë vitit 2017 theu rekorde shikueshmërie.

Disa muaj më pas, Enca u detyrua të fshinte hitin në fjalë nga kanali i saj në ‘Youtube’ dhe vetëm pak orë më parë, ajo vendosi ta rikthente atë sërish.

“Sërish në ‘Youtube’, e di që ju ka munguar”, ka shkruar këngëtarja në ‘Instastory’, duke bërë kështu të gjithë fansat të dyshojnë se ndoshta marrëdhënia midis saj dhe Noizy-t është kthyer si më parë. Kujtojmë se Enca dhe Noizy kanë qenë miq për një kohë të gjatë dhe kanë sjellë shumë hite.