Bota

Rikthehet gripi i shpendëve, Anglia dhe Norvegjia në alarm

By vizional

November 30, 2020

Dy vatra të mëdha të gripit të shpendëve janë zbuluar në Angli dhe Norvegji. Autoritetet norvegjeze njoftuan ditën e djeshme se një lloj patogjeni H5N8 me rrezikshmëri të lartë u zbulua te disa pata në jug të vendit. Fermerët u urdhëruan t’i mbajnë të gjitha shpendët e mbyllura ndërsa thonë se gripi po përhapet me shpejtësi.

 

Ndërsa ditën e sotme një tjetër vatër e gripit të shpendëve është zbuluar në një fermë me gjela deti në veri të Anglisë. Gripi i shpendëve u zbulua në një fermë në Northallerton, North Yorkshire”, njoftuan autoritetet angleze. 10,500 shpendë do të vriten, edhe pse për momentin, gripi i shpendëve nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.

 

Disa pulari në të gjithë Anglinë, Uellsin dhe Skocinë janë vendosur nën masa të rrepta të biosigurisë pas zbulimit të rasteve të H5N8 në fermat e pulave në Herefordshire dhe Cheshire.

 

Sipas të dhënave lloji i virusit H5N8 nuk ka infektuar asnjë njeri në të gjithë botën deri më sot. Ekspertët britanikë kanë thënë se rreziku për shëndetin dhe sigurinë e ushqimit nga ky virus është i ulët.