Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re “Your Song”. Ajo i kishte munguar tregut muzikor, dhe kjo gjë është vënë re dukshëm nga fansat e saj. Në një intervistë për “Legend”, Rita thotë se është e lumtur që rikthehet në muzikë, dhe fokusi i saj ka ndryshuar drejt punës dhe jo jetës në dashuri. “Me këtë album jam përmirësuar dukshëm si kompozitore dhe kam qenë në gjendje ta eksploroj veten. Nuk është vetëm, “Oh, me kë po takohet Rita?”, ka thënë Ora. Ajo gjithashtu foli rreth të ndjerit Carrie Fisher, i cili vdiq dhjetorin e kaluar, ku këngëtarja ka thënë “Unë isha në të njëjtin fluturim para se të ndërronte jetë. Ajo pinte shumë Coca-Cola dhe dukej se jeta jonë ishte ajo pije. Ne qeshnim dhe krijuan skena të mahnitshme ndërsa më ndihmoi shumë”. Këngëtarja gjithashtu ka pozuar për revistën e famshme ku duket e mrekullueshme me paraqitjen e saj.