Rikthehet ‘Ëndrra Kuq e Zi’ Shqipëria mposht 4-2 Islandën

Rikthehet ‘Ëndrra Kuq e Zi’ Shqipëria mposht 4-2 Islandën

198
0

Shqipëria ka harruar humbjen e turpshme përballë Francës vetëm 4 ditë më parë në ‘Stade de France’, duk u rikthyer tek fitorja.

Një ndeshje mjaft e bukur në ‘Elbasan Arena’, ku kuq e zinjtë kanë arritur të fitojnë me rezultatin 4-2 përballë Islandës.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të kuq e zinjve, të cilët shënuan me anë të Dermakut.

Ndërkohe me nisjen e pjesës së dytë Islanda ka barazuar në 1-1 me anë të Gulfi Sigurdson. Por barazimi ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi Elseid Hysaj, ka finalizuar në gol një super aksion të kuq e zinjve

Ishte sërish Sigurdsion që vuri në baraspeshë rezultatin.

Menjëherë pas golit të dytë ndryshoi dhe marshi kuq e zi, të cilët shënuan dy herë me anë të Roshit dhe Cikalleshit. Pas kësaj ndeshjeje Shqipëria renditet në vend të 4-t, vetëm 3 pikë pas Islandës, dhe 6 pikë pas Francës dhe Turqisë që kryesojnë grupin tonë.