Studentët në kryeqytet kanë rinisur protestat. Pas thirrjeve te organizates Rezistenca Rinore per Revolte studentore me 22 Janar ora 11:00 tek Korpusi Universitar, studentet e Fakultetit të Histori Filololgjise kane filluar bojkotin e mesimit ne te gjitha klasat.
Mbi 500 studente te revoltuar po brohorasin kunder mashtrimit me paktin per universitetin. Kujtojme qe nje vit me pare, studente nga te gjitha qytetet e Shqiperise u bashkuan ne Tirane dhe per dite me radhe, protestuan para ministrise se Arsimit dhe Kryeministrise, ku parashtruan nje sere kerkesash.
Ja pamjet ne videot me poshte nga bojkoti i mesimit kete te merkure ne Fakultetin e Histori Filologjise:
Ja çfarë ka njoftuar më 13 janar Lëvizja për Universitetin në faqen e tyre në Facebook:
Një vit pas protestës madhështore të studentëve, asgjë nuk ka ndryshuar.
Tarifat janë po prapë të papërballueshme, kushtet nëpër auditorë dhe konvikte janë ende skandaloze, studentët vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga vendimmarrja, mes pedagogëve qarkullojnë ende hiena që ushqehen me viktima.
Këtë situatë nuk e mbulon dot as pakti dështak i Edi Ramës me vetveten, as karta qesharake e Erion Veliajt me klientët e tij, as bojatisja e disa konvikteve dhe as rishpëndarja e disa burokratëve nëpër bordet e administrimit.
Studentët nuk kanë rënë në gjumë!
Studentët po vijnë!