
Tridhjetë mjekë dhe infermierë shqiptarë që shkuan në ndihmë të Italisë tashmë e kanë mbaruar misionin e tyre dhe sot janë kthyer në atdhe. Lajmi bëhet i ditur nga Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook”. Mjekët dhe infermierët shqiptarë udhëtuan një muaj më parë drejt shteti fqinj, ndërsa akti i tyre human dhe profesional u përshëndet nga personalitetet të shumë fushave në Itali.
Ata falënderuan Shqipërinë për këtë ndihmë të madhe, ku mjekët dhe infermierët tanë shërbyen në krah të kolegëve italianë për të mposhtur pandeminë globale të COVID-19.
“Urdhri i Infermierit të Shqipërisë. Misioni i bluzave të bardha shqiptare në Itali mbaroi me sukses. ?10 mjekë e 20 nfemierët që një muaj më parë ikën si vullnetarë në Itali janë kthyer në atdhe.Ato shkuan në ndihmë të bluzave të bardha italiane për të ndihmuar në përballimin e situatës të Covid-19. Ne jemi krenarë për JU! “, thuhet në postimin e Urdhrit të Infermierëve Shqiptarë.
Grupi i dytë prej 60 inferimierësh, të cilët u dërguan pak ditëmë parë vijn punë në spitalet e rajonit të Emilias.
“Në spitalet e Rajonit të Emilias në Itali po ndihmojnë grupi i dytë i ekipit mjekësor shqiptar”, thuhet më tej