Rihanna me trend të ri të flokëve! Albërije Hadërgjonaj e transformuar totalisht!

Rihanna me trend të ri të flokëve! Albërije Hadërgjonaj e transformuar totalisht!

855
0

Pak ditë më parë, Rihanna e vendosi trendin e ri të ngjyrës së flokëve të kësaj vere, kur u shfaq me një nuancë të re të tyre që anonte në të kuqe dhe vishnjë!

Ju pëlqen ose jo, këngëtarja riktheu një prej ngjyrave më të përdorura në vitet 2000!

Dhe ja vetëm pak ditë më pas, Albërije Hadërgjonaj ka ndjekur këshillën e saj dhe është transformuar totalisht!

Ajo është tashmë me flokë të kuqe, gati gati në portokalli, e megjithatë nuk dallohet saktë ngjyra për shkak të filtrave që ka përdorur në Instagram!

Gjithsesi, këngëtarja duket shumë bukur dhe i shkojnë flokët kështu! Albërija i ka pasur flokët e kuqe më herët dhe nuk vonoi shumë për t’i rikthyer ato!