Showbizz

Rihanna kërcen me “Bonbon” të Era Istrefit (Video)

By Vizion

September 20, 2016

Në Youtube qarkullon një video në të cilën Rihanna ndodhet në një sallon bukurie duke dëgjuar hitin ‘BonBon’, ndërkohë që lyen thonjtë dhe shijon një pije. Reagimi i saj teksa dëgjon Erën është i adhurueshëm. Mesa duket Riri e ka pëlqyer shumë këngën dhe ky moment nuk është lënë pa u regjistruar nëpërmjet një videoje ku ajo shihet duke kërcyer dhe duke u përpjekur të këndojë sadopak shqip.Në Youtube, “Bonbon” ka kapur shifrën rekord prej 166 milionë klikime.

Kur një hit shqiptar tërheq vëmendjen e yjeve të famshëm na bën krenarë dhe nuk mund ta anashkalojmë, por përkundrazi dhe përsa i përket ‘BonBon’ të Era Istrefit, kjo është e disata herë.