Rezarta Shkurta rrëfen zënkën më të ashpër mes saj dhe Ermalit

Rezarta Shkurta rrëfen zënkën më të ashpër mes saj dhe Ermalit

644
0

Këngëtarja dhe biznesmenja Rezarta Shkurta e ftuar në puntatën e parë të emisionit “Thumb On” në RTV Ora rrëfeu zënkën e saj më të ashpër me bashkëshortin Ermal Hoxha.

Rezarta tha se zënka ndodhi rreth 10 vite më parë për një pult televizori.

“Sherri ynë më i madh ka ndodhur për televizorin. Fatkeqësisht kishim dy telekomanda në shtëpi. Ishim ulur të shihnim televizor, Ermali kishte njëren telekomandë, unë kisha tjetrën,”-u shpreh Rezarta duke vijuar rrëfimin se Ermali nisi të ndërronte kanalin e sajtë preferuar, po kështu edhe ajo.

Ky proces zgjati pa thënë as një fjalë, ishte si zënkë në heshtje derisa Ermali u ngrit dhe vendosi një libër para televizorit në mënyrë që ajo mos ta ndërronte më.

Por si u hakmorr Rezarta?

“Ndërkohë që Ermali lahej në dush po të njëjtën natë hapa çdo çezmë të mundshme që dushi të mos kishte ujë,”-tha ajo.