Rezarta Shkurta: “Isha vetëm 17 vjeç kur nisa rrugën e televizionit, sot...

Rezarta Shkurta: “Isha vetëm 17 vjeç kur nisa rrugën e televizionit, sot nuk do të kisha bërë të njëjtën gjë!”

463
0

Rezarta Shkurta i ka rralluar shumë daljet e saj në intervista dhe Instagramin e përdor më së shumti për biznesin e saj dhe jo për të ndarë çaste nga jeta e saj personale, megjithatë, sot ka vendosur të bëjë një “intervistë” me ndjekësit e saj në Instagram me opsionin “Ask me” në Story.

Pyetja e parë që i ka ardhur ka qenë pikërisht: “Sa e bukur dhe sa e vështirë është të jesh Rezarta Shkurta?”

Këtu, Rezi ka kthyer një përgjigje të gjatë duke shpjeguar arsyen se përse po të kthente kohën pas nuk do të kishte zgjedhur të ishte një personazh publik.

Në çfarë shkruan, me siguri Rezarta i referohet më së shumti lajmeve që kanë të bëjnë me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha, në një periudhë aspak të lehtë për familjen e tyre. Megjithatë me kohën që kalon, duket se gjërat gjithmonë shkojnë për mirë dhe ajo sot është duke kaluar e qetë jetën me Ermalin në krahë dhe vogëlushen e tyre Herën. Ndoshta këshilla e mësipërme e Rezit mund t’i vlejë sidomos vajzave të cilat e kanë ëndërr të qenurit personazh publik. Është bukur por është një vendim që duhet marrë me shumë maturi.