Rezart Veleshnja ‘prish’ shoqërinë e ngushtë me Luana Vjollcën, pas fotos që...

Rezart Veleshnja ‘prish’ shoqërinë e ngushtë me Luana Vjollcën, pas fotos që publikoi (FOTO)

413
0

TIRANË– Rezart Veleshnja vjen gjithmonë në vëmendje me postimet e tij në rrjete sociale. Këtë herë ka vendosur të thumbojë të gjithë gjeneratën e re, që priren drejt botoksit dhe operacioneve plastike.

 

Postimi i Rezart Veleshnjes.

Me një foto të publikuar në profilin e tij Instagram, Veleshnja shkruan:

“Skerd kujdes, mund të jesh në shënjestër. Si do të duken gjenerata e re si gjyshe”.

Por, ky postim mund të merret për keq edhe nga Luana Vjollca, mikesha e tij e ngushtë, të cilën nuk nguron ta lavdërojë sa herë t’i jepet rasti. Madje ai u kthye kundër Alketa Vejsiut, në mbrojtje të motrave Vjollca dhe Xhemi Shehut (Lexo këtu).

 

Siç dihet, Luana është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për ndërhyrjet estetike që ka kryer. Megjithatë moderatorja ka zgjedhur të mos komentojë asnjëherë lidhur me këtë fakt.