Revoltohet Irma Libohova: Më kanë gjobitur (ka një kërkesë për Edi Ramën)

Revoltohet Irma Libohova: Më kanë gjobitur (ka një kërkesë për Edi Ramën)

327
0

Masat kufizuese të marra në kuadër të pandemisë së COVID-19 janë shoqëruar me pasoja të shumta dhe ndër të prekurit nga kjo situatë janë edhe artistët.

Këngëtarja Irma Libohova në një prononcim për emisionin ‘Ora verore’ u shpreh e revoltuar dhe kërkon zgjatjen e orarit të lëvizjes dhe muzikës, duke thënë se në verë publiku ka nevojë për muzikë pas orës 22:00.

Po ashtu këngëtarja pohon se është gjobitur nga policia, pasi ka shkelur orarin policor.

Irma Libohova: Vera ime është plotë dhe do ishte shumë më bukur sikur të na e lëshonin orarin e kufizimeve, sepse e kemi shumë të limituar.Tani errësohet në orën 21:00, atëherë kur i bie të fillojë muzika? Është verë nuk është dimër, duhet të zgjatet orari pak më shumë. Nuk është çështje lekësh. Janë njerëzit që duan të këndojnë, të argëtohen. Do doja shumë të ishte më i gjatë orari. Të paktën orarin e kufizimit me makinat. Të na lejojnë deri në orën 01:00, 02:00 të mëngjesit. Duam të bredhim nga një vend në tjetrin dhe nuk kemi mundësi. Me të drejtë policia na ndalon e na vendos gjobë. Nëse unë e shkel rregullin, duhet të gjobitem e para.