Revista “Time”/ Shkencëtarja15-vjeçare shpallet “Fëmija i vitit”

Revista “Time”/ Shkencëtarja15-vjeçare shpallet “Fëmija i vitit”

402
0

Një adoleshente shkencëtare është shpallur “Fëmija i vitit” nga revista “Time”.

Gitanjali Rao, 15 vjeçe në një garë me rreth 5000 të nominuar të tjerë, ka shpikur një pajisje e cila identifikon sasinë e plumbit në ujë. Ajo gjithashtu ka shpikur dhe një aplikacion që zbulon ngacmimet në internet.

Teksa adoleshentja kërkon të  zgjidh ‘problemet e botës’ me krijimet e saj, ajo gjithashtu dëshiron të frymëzoj të tjerët.

“Nëse unë mund ta bëj, edhe ti mund ta bësh dhe çdokush mund ta bëjë atë. Qëllimi im me të vërtetë është jo vetëm krijimi i pajisjeve të mia për të zgjidhur problemet e botës, por duke frymëzuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë gjithashtu”, ka thënë 15-vjeçarja për revixtën “Time”