Revista “Time” ‘fshin’ vitin 2020: Më i keqi i të gjitha kohërave

Revista “Time” ‘fshin’ vitin 2020: Më i keqi i të gjitha kohërave

369
0

Revista e famshme “Time” i vë kryqin vitit që po mbyllet, i shënjuar nga makthi i pandemisë. Kopertinën e tij të fundit ia dedikon vitit 2020 duke e quajtur si viti më i keq që kemi përjetuar.Në sfond është një sfond i bardhë, me të zeza e shkruar shifra 2020 dhe sipër saj një kryq i madh i kuq. E gjitha kjo, e shoqëruar me shkrimin: “Viti më i keq që kemi përjetuar ndonjëherë”.

“Ky është një vit që nuk do të doja ta përjetoja kurrë më. Ka pasur vite të këqija në historinë e Amerikës dhe sigurisht që ka pasur vite të këqija në historinë e botës, por shumica prej nesh nuk ka parë kurrë diçka të ngjashme. Duhet të jesh më shumë se 100 vjeç për të kujtuar shkatërrimin e shkaktuar nga Lufta e Parë Botërore dhe pandemia e vitit 1918; duhet të jesh rreth 90 vjeç për të kujtuar Depresionin e Madh; duhet të jesh 80 për të kujtuar Luftën e Dytë Botërore”, shkruan Stephanie Zacharek në artikullin hapës.

 

Kujtojmë që në SHBA është një nga shtetet më të prekura në botë nga pandemia e Covid-19, ku deri tani janë regjistruar 14,584,706 persona të infektuar, nga të cilët kanë vdekur 281,206 persona.

 

Ndërsa në botë numri total i rasteve me Covid-19 është 66,623,914 të infektuar nga të cilët kanë humbur jetën 1,530,296 persona.