Kuriozitete

Retë blu elektrike pushtojnë qiellin, të dukshme në muajin qershor

By vizional

June 16, 2019

Deri më tani, gjithë muaji qershor ka ofruar mundësi të shkëlqyera për të admiruar retë e mrekullueshme elektrike me ngjyrë të kaltër që janë të dukshme vetëm disa javë në vit: këto janë imazhet më të bukura nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Qershori po shndërrohet në një muaj fantastik për të parë retë blu. Rrjetet sociale janë plot me fotografi të vëzhgimeve interesante dhe këto re shumë të veçanta u vunë re edhe më shumë në jug duke arritur deri në San Francisko, Kaliforni dhe Paris.

Ky fenomen është dalluar me një përhapje të madhe midis 8 dhe 9 qershorit, por në realitet deri më tani i gjithë muaji qershor ka ofruar mundësi të shkëlqyera për të admiruar këto re nga ngjyra elektrike blu, siç tregohet nga fotot e mrekullueshme në galerinë më poshtë./