Restoranti lukoz ushqen të pastrehët në Copenhagen, aty ku një vakt kushtonte 700 dollarë

 

 

DANIMARKË– Mirësevini në restorantin e Munk, aty ku një vakt në ditë të zakonshme kushton 700 dollarë, por menuja po ndryshon. Restoranti “Michelin” me dy yje ka vendosur që tashmë të ushqejë të pastrehët në Kopenhagen. CNN ka bërë një video në këtë restorant, ku tregon punën e përditshme të kuzhinierit që deri një ditë më parë gatuante për stafin e të pasurve, ndërsa sot çon kutia me ushqim drejt atyre që janë karantinuar, pa pasur asgjë për të ngrënë.

 

Vetë kuzhinieri Rasmus Munk tregon se që kur shpërthimi i koronavirusit mbylli restorantet në të gjithë Danimarkën, ai dhe stafi i tij kanë gatuar rreth 500 mijë vakte për të pastrehët në Copenhagen.

 

“Jemi kthyer tek baziket në fakt. Pilaf dhe shumë ushqime të tjera që të pastrehët kanë nevojë. Kemi lënë mënjanë argjendurinat dhe u jam futur kazanëve,”– dëgjohet të thotë Munk.

 

Por ideja për t’i bërë gjërat ndryshe nuk është e re për këtë kuzhinier, që gjithmonë ka mbrojtur kafshët dhe ambinetin. Me kuti metalike, Munk paketon ushiqmin dhe me ndihmën e vullnetarëve i con nëpër pikat e të pastrehëve.

 

“Kemi krijuar enë të ndryshme, jemi munduar,”- thotë ai më tej dhe në video shfaqet një nga vajzat që dërgon kutinë me ushqime pranë strehimit të një burri, që quhet Frank.

 

“Ai nuk do të hante asgjë nëse unë nuk do t’i sillja ushqim,”– thotë vajza.

 

 

 

“Është e vështirë, duhet të bëjmë disa gjëra që të mbijetojmë,”- thotë Frank.

Ndërkohë numri i të infektuarve në të gjithë botën nga koronavirusi ka arritur në 2 milionë e 66 persona, ndërsa 126 754 persona kanë vdekur nga virusi. Deri më tani janë shëruar 484 597 persona. Shteti me më shumë të infektuar dhe të vdekur në shkallë botërore është SHBA, me 614 246 të infektuar dhe 26 064 viktima. Më pas vjen Spanja, me 174 060 të infektuar dhe 18 255 viktima.

 

Ndërsa, në vendin tonë janë konfirmuar si mbartës të Covid-19, 475 persona dhe 24 viktima.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *