Reshjet intensive gjatë natës sjellin probleme; ARRSH tregon zonat ku duhet të...

Reshjet intensive gjatë natës sjellin probleme; ARRSH tregon zonat ku duhet të keni kujdes

294
0

Reshjet me intensitet të lartë që kanë rënë gjatë natës, kanë shkaktuar probleme në përmbytje dhe qarkullimin e mjeteve. Disa lagje të Vlorës janë zgjuar nën pushtetin e ujit, ndërsa rrebeshet kanë sjellë rënie gurësh dhe inertesh në disa zona si ajo e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës, Murrashit dhe aksin Elbasan-Librazhd. Grupet e punës po pastrojnë rrugët e bllokuara. ARRSH njofton qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të ulin shpejtësinë në këto zona

 

Njoftimi i ARSH-së:

 

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve. Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd. Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë. Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.