Prej
disa ditësh, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete të vendit.
Pak më parë prurjet e lumit Vjosa kanë qenë aq të mëdha, sa ka dalë nga shtrati, pranë urës së Milofit.
Kujtomë që më herët, edhe lumi Ishëm ka dal nga shtrati dhe ka shkaktuar përmbytje në fshatrat Mallkuç e Murqinë.
Në këtë të fundit, rreth 30 banesa janë të rrethuara nga uji duke sjellë shumë dëme tek banorët.