Lajme

Reshje shiu, shtrëngata dhe temperatura të ulëta; Sinoptikanët parashikojnë motin për ditët në vijim

By vizional

November 02, 2019

Nëntori erdhi i lagësht e me temperature tipike vjeshtake. Nëse në tetor, vendi ynë u përfshi nga një vale e nxehtë aspak normale për periudhën, duket se situata u normalizua me hyrjen e muajit të ri. Kjo fundjavë solli  reshje lokale shiu dhe vranësira në pjesën më të madhe të territorit.Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga 1ºC deri në 11ºC, në zonat e ulëta nga 7ºC në 21 ºC dhe në zonat bregdetare nga 10C në 21ºC.

 

Fundjava do të sjellë shtimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, ku fillimi i javës që vjen do të jetë me reshje më të dendura shiu.